Saturday, July 17, 2010

Arsenali pas Giovincos, Juventusi vëzhgon Bale

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është alarmuar nga raportet e ditëve të fundit se talenti Sebastian Giovinco kërkon të largohet nga Juventusi, duke planifikuar kështu një transferim për të, njofton La Gazzetta dello Sport.
Giovinco sipas të gjitha gjasave nuk do të arrijë të futet në 11-shen e parë startuese të Juventusit dhe si pasojë ai tani kërkon largimin, me Barin dhe Parmën të gatshëm për ta transferuar atë. Por nëse Arsenali ndërhyn, atëherë Giovinco do të mund të kalonte shumë lehtë në Emirates për shkak të Ligës së Kampionëve.

Nga ana tjetër Tuttosport pohon se përderisa janë duke u kryer negociata të ndryshme në Emirates, Juventusi është kthyer kah rivali nga White Hart Lane, kësaj radhe për të kërkuar mbrojtësin fantastik të krahut të majtë Gareth Bale. Bale kushton së paku 20 milionë euro, por nuk besohet se mund të transferohet te Juventusi për shkak se me Tottenhamin ai luan në Ligës së Kampionëve, ndërsa jo edhe me Juven.

No comments:

Post a Comment