Chelsea ka dërguar një ofertë të re në vlerën e 50 milionë funteve për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.
The Sun shkruan se Liverpool kishte refuzuar një ofertë në vlerën e 40 milionë funteve për sulmuesin spanjoll gjatë javës së kaluar. Për më tepër, klubi nga Anfield ka bërë të ditur se nuk do të mirëpresë oferta të tjera për lojtarin e tyre, fitues të Kupës së Botës.
Por kjo nuk do të ndalojë pronarin e Chelseat, Roman Abramovich, të mundohet të transferojë cakun kryesor të kësaj vere.
“Është e vërtetë se Liverpooli ka refuzuar ofertën e parë prej 40 milionë funtesh, por kjo nuk do të jetë fundi i këtij procesi. Le të shohim se çfarë do të ndodhë me ofertën prej 50 milionë futesh të dërguar në tavolinën e Christian Purslow (drejtori menaxhues)”, ka thënë burimi nga Stamford Bridge.
No comments:
Post a Comment