Liverpooli është fare pranë transferimit të sulmuesit francez, Loic Remy, e që pritet të kalojë në Anfield për 15 milionë euro dhe ku do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.
“Liverpooli është klub legjendar. Unë jam mjaft i emocionuar kur mendoj se mund të luaj atje. Është një stadium i mrekullueshëm dhe një publik fantastik”, kishte thënë vetë Remy.
Liverpooli në fillim pritet t’i paguajë skuadrës Nice 9 milionë euro, ndërsa shumën tjetër do t’ia paguajë në bazë të paraqitjeve.
Loic Remy ka shënuar 25 gola në fanellën e Nice duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave nga Liga Premier, e madje ka qenë pranë kalimit te Arsenalit në janar, por ky transferim dështoi për shkak të një lëndimi të sulmuesit që konsiderohet si e ardhmja e sulmit francez.
No comments:
Post a Comment