Barcelona është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Arsenalin për firmën e kapitenit të Topçinjve, Cesc Fabrgas, njofton El Mundo Deportivo.23-vjeçari po lidhet me një rikthim në vendlindje dhe pas muajve të tërë plot spekulime rreth të ardhmes së tij, më në fund duket se palët janë pranë marrëveshjes. E përditshmja katalunase pohon se ekziston një ‘marrëveshje sekrete’, të cilës i janë mbetur vetëm disa detaje për t’u sqaruar. Të dyja klubet kanë mohuar deri në këtë moment se janë në negociata.Nëse arrihet një marrëveshje mes Arsenalit dhe Barcelonës, atëherë shuma e transferimit të Cesc pritet të jetë 45 milionë euro, apo ndryshe 37.5 milionë funte.
No comments:
Post a Comment