Drejtori i Manchester United, David Gill, ka konfirmuar se Sir Alex Ferguson, ka mjaft para në dispozicion për të blerë lojtarë të rinj.Ferguson nuk di për shpenzime viteve të fundit dhe përkundër disa shitjeve të mëdha siç ishte ajo e Ronaldos për shumë rekorde 80 milionë funte, ‘Fergie’ nuk është nxituar dhe është mbështetur në lojtarë të rinj. Por, tifozëve të United tani u ka hequr dyshimet drejtori Gill, pasi që sipas tij Ferguson ka mjaft para për të shpenzuar.
“Paratë janë aty nëse besojmë se ka ndonjë lojtar që mund ta përmirësojë këtë që është një skuadër shumë e mirë. Ekipi ka qenë së bashku për një numër vitesh dhe ka bërë mirë. Për ta përmirësuar atë, lojtari që do të vijë, duhet të jetë i cilësisë shumë të lartë”.
“Ne po shikojmë në lojtarë. Ne po shikojmë 365 ditë në vit, jo vetëm kur hapet afati kalimtar veror. Ne studiuam shumë lojtarë në Botëror, por ne i njohim ata qysh më herët. Në përgjithësi mendoj se Sir Alex është mjaft komfort me skuadrën që ka. Nuk them se nuk do të vijë askush, por e them se mund dhe jo se duhet të vijë dikush. Të shohim çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim”, ka thënë Gill.
Zëdhënësi i bordit të Barcelonës, Toni Freixa, ka thënë se Arsenali nuk dëshiron të negociojë me Barcelonën për shitjen e mesfushorit Cesc Fabregas.
Duket se informata e shpërndarë të hënën në Facebook-un që u mendua të jetë i Royston Drenthes, se ky i fundit do të luajë për Liverpoolin sezonin e ardhshëm, ka qenë një gënjeshtër.
Siç njofton Sport, zëvëndëspresidenti i Barcelonës për financa, Javier Faus, ka bërë të ditur se klubi katalanas ka pasur humbje prej 77.1 milionë euro sezonin e kaluar, në krahasim me përfitimin neto prej 11.1 milionë euro para sezonit të kaluar.
Mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrotta, ndjen se klubi nuk ka nevojë të investojë në tregun e transferimeve për arsye se e ka Ronaldinhon.
Mbrojtësi danez i Wolfsburgut, Simon Kjaer ka deklaruar se klubi i tij i ri ka potencial për ta fituar titullin e kampionit në Gjermani.
Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka shprehur gatishmërinë për të qëndruar te Juventusi, pasi që sipas tij ai kurrë nuk është ndier se është pranë largimit dhe njëherit shtoi se ai dëshiron që të zvogëlohet epërsia në nivel me Interin.
Trajneri i Bayern Munichut, Louis Van Gaal, ka thënë se Barcelona është skuadra më e mirë në Evropë, ndërsa për kundërshtarë kryesorë në sezonin e ri në Evropë, sipas holandezit, Barca do t’i ketë Chelsean dhe Unitedin, por edhe Interin, Bayernin dhe Real Madridin e Jose Mourinhos.
Duket se Tottenhami më në fund ka vendosur të shpenzojë në afatin kalimtar veror dhe transferimi i parë pritet të jetë sulmuesi uruguaian i Ajaxit, Luis Suarez.
Trajneri i Marseille, Didier Deschamps, ka ofruar mbështetjen e tij të plotë për përzgjedhësin e Francës, Laurent Blanc, pasi që beson se trajneri i trekolorëve është njeriu i duhur për stolin e Les Bleus.
Agjenti i Nicolas Burdissos ka akuzuar Interin për ‘lojë jo të drejtë’ sa i përket transferimit të argjentinasit te Roma.

Bosi i Ferrarit, Luca Di Montezemolo, nuk është treguar aspak në disponim të mirë sa u përket polemikave të fundit pas garës së Gjermanisë, kur Felipe Massa ka lejuar që të tejkalohet me qëllim nga Fernando Alonso, veprim për të cilin Ferrari u dënua me 100 mijë dollar.
Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, ka deklaruar se Chelsea është rreziku kryesor për titullin e Ligës Premier, ndërsa e di se i rrezikshëm mund të tregohet Roberto Mancini me Manchester Cityn e tij të superpërforcuar.
Sipas Sky Sports, Javier Mascherano i ka kërkuar menaxherit të Liverpoolit, Roy Hodgson, që të mos llogarisë më në të dhe të kërkojë ndonjë mesfushor tjetër, pasi që ai do të largohet nga Anfield.
Takimi i Diego Maradonas me presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), Julio Grondona, thuhet të ketë përfunduar pa sukses, duke detyruar kështu mediat argjentinase të njoftojnë për një fund të epokës së Maradonas si përzgjedhës i Argjentinës.
Barcelona është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Arsenalin për firmën e kapitenit të Topçinjve, Cesc Fabrgas, njofton El Mundo Deportivo.