Kapiteni i kombëtares angleze, Steven Gerrard, ka zbuluar ngazëllimin e tij pas fitores prej 3-1 ndaj Zvicrës në ndeshjen e mbrëmshme të vlefshme për kualifikimet për Euro 2012.Wayne Rooney, Adam Johnson dhe Darren Bent që të tre shënuan për ekipin e Fabio Capellos, që tash mban kreun e grupit G.
“Pjesa e parë ishte e përkryer, ne bëmë gjithçka që menaxheri kërkoi nga ne dhe realizuam planin e lojës. Ne disi u bëmë më përtacë në pjeësn e dytë, pasimet nuk ishin mjaft të shpejta dhe ata arritën të kenë kontroll në ndeshje në momente të caktuara. Njerëzit flasin për Zvicrën dhe se sa të mirë ata janë në mbrojtje, por ne i bëmë ata copë-copë”, ka thënë Gerrard.
Cesare Prandelli është i ngazëllyer me fitoren prej 5-0 të Italisë ndaj Ishujve Faroe dhe thotë se ai edhe kishte pritur një mbrëmje të lehtë.
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew, ka lavdëruar kualitetet ofensive të ekipit të tij pas fitores të thellë prej 6-1 ndaj Azerbajxhanit në eliminatoret për Euro 2012.
Përzgjedhësi i Anglisë në futboll, Fabio Capello, i ka dhënë lëvdata të shumta sulmuesit nën presion Wayne Rooney, pasi sulmuesi i Manchester United, shënoi në ndeshjen eliminatore për Euro 2012 kundër Zvicrës.
Argjentina e ka mposhtur Spanjën me rezultat 4-1 në miqësoren e zhvilluar në Buenos Aires.
Kombëtarja e Suedisë ka shënuar fitore të thellë prej 6-0 kundër San Marinos, derisa Holanda dhe Hungaria kanë mposhtur me rezultate identike prej 2-1, kundërshtarët e tyre respektivë në kuadër të Grupit E, Finlandën dhe Moldavinë.
Përfaqësuesja e Gjermanisë ka shënuar fitore të lartë prej 6-1 kundër Azerbajxhanit për të marrë kreun e Grupit A me pikë të barabarta me Turqinë që e mposhti Belgjikën me rezultat 3-2.