Monday, July 19, 2010

Pato: Milani mund ta fitojë LK

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, synon që të fitojë shumë tituj sezonin e ardhshëm, pasi që ka deklaruar në njëfarë mënyre se rivali Inter nuk do të jetë ndonjë pengesë e madhe për t’u tejkaluar.
“Unë jam i gatshëm. Këtë vit unë dua të luaj mirë dhe para së gjithash të fitoj. Me trajnerin e ri, ne mund ta fitojmë kampionatin italian dhe Ligën e Kampionëve”, theksoi Pato.

Ende nuk dihet nëse Milani do të ketë ‘artilerinë’ e nevojshme për të kërkuar trofeun e më të mirit të Evropës, nëse marrim parasysh se ka paqartësi rreth të ardhmes së Ronaldinhos.

Mourinho lëvdon Interin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se ai ka përjetuar shumë momente të mira me ish-klubin e tij, Inter, me të cilin i fitoi të gjithë titujt e mundshëm sezonin e kaluar.
“Ishte një grup fantastik edhe në nivelin njerëzor. Por, për arsye se nuk ishte ekipi më i fortë, ne është dashur të punojmë dyfish. Kishte lojtarë me tituj të fituar, por kishte lojtarë të cilët kurrë nuk kishin arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Unë jam te Real Madridi sepse më pëlqejnë sfidat. Mua gjithmonë më ka pëlqyer presioni dhe për mua sfida e Real Madridit është një që i kënaq nevojat e mia”, tha tekniku portugez.

Abbiati vazhdon kontratën

Portieri i Milanit, Christiain Abbiati, ka nënshkruar një kontratë të re me klubin deri në vitin 2013, njoftojnë zyrtarët e klubit nga Milanello.
Siç është pritur, 33-vjeçari nënshkroi një kontratë të re për të qëndruar edhe dy sezone te Milani, ndërsa spekulohet për përfitime prej mbi 2 milionë euro në vit.

Abbiati gjatë dhjetë viteve qëndrimi te Milani, zakonisht ka luajtur si portier rezervë, duke mos llogaritur këtu triumfin në vitin 1999, kur e ndihmoi Milanin ta fitonte Scudetton.

Juventusi nuk nxitohet për Chiellinin

Juventusi është duke menduar nëse duhet t’ia ofrojë rinovimin e kontratës qendërmbrojtësit Giorgio Chiellini.
Agjenti i Chiellinit, David Lippi, e ka bërë të qartë se klienti i tij kërkon një kontratë shumë më të mirë, përkundrazi ai do të largohej ose te Manchester United ose tek Real Madrid, dy këto skuadra të interesuara për mbrojtësin e çeliktë italian.

“Lajme? Nuk ka për momentin. Ne ende duhet të takohemi me Juventusin”, theksoi agjenti i Chiellinit, të cilit do t’i skadojë kontrata në vitin 2012.

Van Gaal: Gjermania nuk sulmoi

Trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, ka sqaruar arsyet e eliminimit të Gjermanisë në gjysmëfinale të Botërorit, Afrika e Jugut 2010, nga Spanja.
“Ajo ishte ndeshja e vetme ku gjermanët nuk sulmuan. Shumë keq. Gjermanët vetëm vrapuan në shpinë dhe kështu ata pësuan humbje”.

“Spanja nuk ka dhe aq lojtarë që luajnë në thellësi. Nëse ata do të ishin mbajtur larg golit, atëherë ata do të kishin dështuar”, precizoi strategu i bavarezëve.

Maicon kërkon Realin

Mbrojtësi i Interit, Maicon, i ka bërë thirrje Real Madridit që të mos dorëzohet në tentim për ta transferuar atë, pasi që është vetë braziliani ai që kërkon të kalojë në Bernabeu.
Negociatat kanë ngecur që nga koha kur Interi kërkoi 35 milionë euro. Thuhet se një ofertë prej 30 milionë eurosh mund të kryejë punë në këtë rast, por vështirë se mund të lëshojë pe Massimo Moratti.

Megjithatë, mund të bëhet shumë vonë për Maiconin, sepse nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje brenda 48 orëve, atëherë Mourinho do të kërkojë lojtarë tjerë edhe pse zemra e tij është me mbrojtësin brazilian.

Di Maria: Nuk besova që më kërkoi Mourinho

Transferi i ri i Real Madridit, Angel Di Maria, ka pranuar se nuk ka mundur të besonte se Jose Mourinho ishte duke kërkuar që ai të kalonte në Bernabeu.
“Mua vërtet nuk më pritet të luaj. Tani për tani jam i qetë dhe po i marr këto ditë për të pushuar, mirëpo vërtet nuk më pritet të luaj me lojtarë si Kaka dhe Cristiano Ronaldo”.

“Së pari, nuk besova se më kërkoi Mourinho. Është mirë për mua dhe unë gjithnjë do ta falënderoj atë që më kërkoi te Reali. Unë do të bëj gjithçka për ta siguruar atë që ka bërë zgjedhjen e duhur”, tha Di Maria.

Më mirë Cole se Benayoun

Ish-menaxheri i kujdestarisë te Liverpooli, Phil Thompson, ka deklaruar se Joe Cole është shumë lojtar i mirë se zëvendësuesi i tij te Chelsea, ish-mesfushori i Liverpoolit, Yossi Benayoun.
Për mua, do ishte mirë po qëndronte Benayoun. Ai është vërtet një lojtar i mirë dhe unë jam absolutisht i shokuar shkoi për vetëm 5 milionë funte”.

Megjithatë, nëse do duhet zgjedhja mes Cole dhe Benayoun, atëherë zgjedhja ime do ishte padyshim Cole”, theksoi Thompson.

Liverpooli e zyrtarizoi kalimin e Joe Cole sot pasdite, ndërsa pritet martën ta prezantojë para mediave.

Albiol: Duhet ta fitojmë një titull

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve që të mobilizohen para sezonit të ri, në mënyrë që sezonin e ardhshëm ta fitojnë së paku një titull.
“Një klub si Real Madridi nuk mund të vazhdojë në këtë mënyrë. Unë do të doja të përmirësohesha, të ndihmoja dhe të shfaq aftësitë e mia se mund të luaj në këtë projekt të ri. Është një sfidë që do të jetë e vështirë, por ç’është e vërteta është një gjë e mirë për t’u ngritur”.

“Është normale që mbrojtja të përforcohet, sepse pozitat tjera gjithashtu janë përforcuar. Gjë e rëndësishme është që lojtarët që vijnë, punojnë shumë për të zënë një vend. Ç’është e vërteta, ne jemi mjaft të kënaqur që do të punojmë me një trajner të ri. Unë e di se Mourinho ka një etikë të mirë të punës që favorizon disiplinën. Unë mezi pres të takohem me të dhe t’i zbatoj urdhrat e tij”, ka thënë Albiol.

Allegri: Interi më i mirë se të gjithë

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se ekipi i tij, Milani, së bashku me Juventusin dhe Romën, janë në një nivel më të ulët se Interi.
“Në këtë moment Interi ka diçka më shumë në krahasim me Milanin, Juventusin dhe Romën. Por, unë mendoj se që të katër ekipet do të jenë sfiduese për Scudetto. Më kujtohet vitin e kaluar, Milani ishte një pikë larg Interit para derbit dhe ka mundur edhe ta tejkalojë. Unë mendoj se kjo mund të ndodhë edhe këtë sezon”.

“Ronaldinho dhe Gattuso? Derisa janë lojtarë të Milanit, atëherë unë do të llogaris në ta. Ronaldinho ka aftësi teknike dhe ju nuk mund t’i gjeni ato askund në botë. Shpresoj se ata do të qëndrojnë, por ata që do të qëndrojnë, duhet të japin më të mirën për ekipin dhe trajnerin”, deklaroi Allegri.

Van Gaal: Do të më shihni në KB 2014

Njëri ndër trajnerët më të vlerësuar në Evropë, Louis van Gaal, ka thënë se ai dëshiron që të jetë pjesëmarrës në Botërorin, Brazili 2014.
Van Gaal ka bërë të ditur se ai planifikon që ta drejtojë një përfaqësuese në Kampionatin e ardhshëm Botëror, mirëpo ai do të mbetet trajner i Bayernit deri pas Euro 2012.

“Unë do të jem pjesëmarrës në Botërorin e radhës. Unë mendoj kështu. Unë shpresoj kështu”, tha Van Gaal për Kicker.

Behrami lojtar i Galatasarayt?

Valon Beharmi mund t’i bashkëngjitet shumë shpejtë futbollistit tjetër kosovar te Galatasaray, Lorik Canës, pasi që nëna njëkohësisht zëdhënësja e tij, Halimja, ka konfirmuar ofertën e gjigantit turk.
“Ai ka ofertë nga Schalke, por ne kemi dëshirë që ai të luajë për Galatasarayn”, theksoi nëna e Behramit për Fotomac.

Njëherit bëhet e ditur se Behrami është cak i një oferte prej 8 milionë eurosh nga gjiganti gjerman Schalke, por familja e mitrovicasit kërkon që djali i tyre të transferohet në Turqi, për të qenë sa më pranë vendlindjes.

Forlan: Dua të luaj në Botërorin e radhës

Futbollisti i mirë i Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010, Diego Forlan, ka deklaruar se ai dëshiron marrë pjesë Botërorin e vitit 2014.
Unë mendoj se mund vij një pozitë ku mund luaj Botërorin 2014. Do ishte ëndërr nëse do kualifikoheshim Botërorin, Brazili 2014”, theksoi uruguaiani.

Forlan shtoi se ai nuk ka ndërmend largohet nga Atletico Madridi dhe se dëshiron t’i përmbushë detyrimet kontraktuale me Los Colchoneros.

Guardiola: Reali e Barca të barabartë

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, vendosi që nga stërvitja të kthehej dhe të mbante një konferencë për shtyp, ku ka folur për rivalin e përbetuar, Real Madrid, për triumfin e Spanjës dhe natyrisht për çështjen Fabregas.
“Reali i Manuel Pellegrinit e meritoi titullin, por rezultati përfundimtar u përcaktua nga disa detaje. Ne duhet të besojmë se jemi shumë më të dobët për t’u rikthyer se atëherë. Ata do të vazhdojnë të jenë konkurrues dhe ne do ta fillojmë sezonin të barabartë me ta. Në pikën zero, ne nuk mund t’i mposhtim ata, por tani për tani ne do të tentojmë t’i mposhtim nga ana e entuziazmit”.

“Fabregas? Cesc është një lojtar i shumëkërkuar këtu. Ibrahimovic? Ibra ka qenë një prej lojtarëve vendimtar sezonin e kaluar, por që u prek nga lëndimet. Ai është shumë i rëndësishëm dhe ai do të jetë nëse qëndron. Është në dorë të tij që të vendosë”.

“Spanja ishte si Barcelona? Ju lutem, kjo është qesharake. Kombëtarja është për të gjithë. Po, ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekipit nga Barcelona, por trajneri përfaqësoi një nga epokat më të mira të Real Madridit. Ekziston një gjeneratë e fortë e lojtarëve dhe unë i përgëzoj ata dhe trajnerin për mënyrën se si kanë punuar”, deklaroi Guardiola.

Balotelli largohet, Dzeko te Interi?

Tashmë është vetëm çështje kohe kur Mario Balotelli të largohet nga Interi, ndërsa ekspertët italianë të transferimeve mendojnë se Interi pritet t’u shkatërrojë planet Rossonerëve të cilët e ëndërrojnë sulmuesin Edin Dzeko.
“Nuk dua të flas për Balotellin, por dyert janë të hapura”, kishte thënë Raiola për Sky Sport Italia, duke aluduar kështu në një largim të Balotellit drejt Ligës Premier.

Nga ana tjetër, eksperti i transferimeve dhe i çështjeve multilaterale në merkaton italiane, Pierpaolo Marino, ka deklaruar se nëse Interi i merr ato 35 milionë euro që i kërkon nga City, atëherë do të jetë në gjendje ta transferojë Edin Dzekon dhe gjithë këtë sa për t’u prishur punët rivalëve.

“Shumë ekipe italiane janë pas Dzekos. Milani është ekipi i parë që ia vuri syrin, por politikat e reja ekonomike i dërgon ata krejt diku tjetër. Juventusi gjithashtu po e vështron që një kohë të gjatë dhe pasi transferoi një numër lojtarësh të mirë, Juventusi është i gatshëm për lojtarë të mëdhenj. Por, Wolfsburgu kërkon 40 milionë për të”.

“Sidoqoftë, mbajini sytë kah Interi. Ata do ta shesin Maiconin dhe Balotellin dhe për këtë arsye mund të befasojnë me një transferim të sulmuesit boshnjak, duke prishur planet e Milanit dhe Juventusit, ashtu siç ka ndodhur në transferimet e Ibrahimovic dhe Suazos”, deklaroi Marino për Goal.com.

Khedira: Nuk jam lojtar i Realit

Mesfushori gjerman, Sami Khedira, ka thënë se ai nuk ka kurrfarë marrëveshje me gjigantët spanjoll të Real Madrid, pasi Marca disa ditë më parë shkroi për një finalizim të marrëveshjes për transferimin e mesfushorit të Stuttgartit në Bernabeu.
“Për momentin unë nuk kam marrëveshje me Real Madridin dhe madje unë nuk kam marr ndonjë vendim për të ardhmen. Unë mund të konfirmoj se ata janë të interesuar për të më transferuar dhe kjo vërtet më lëkund. Sidoqoftë, unë duhet të mendoj para se të marr ndonjë vendim. Kjo do të jetë shumë me rëndësi për vitet e ardhshme të karrierës time, kështu që nuk dua të marr ndonjë vendim të nxituar”.

“Unë jam takuar me drejtorin e Stuttgartit, Jochen Schneider dhe krye-trajnerin Christian Gross. Ata mi treguan planet e të ardhmes dhe unë jam lojtar i rëndësishëm në planet e tyre”, tha Khedira.

City, 60 milionë për Balotellin!

Manchester City pritet që brenda 48 orëve të bëjë një superofertë prej 35 milionë euro për Mario Balotellin, duke përfshirë këtu dhe 25 milionë euro tjera për pagat e futbollistit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorët e Manchester Cityt do të qëndrojnë në Milano këto ditë që të kthehen në Angli me një marrëveshje për sulmuesin më të preferuar të Mancinit.

Javën e kaluar Massimo Moratti kishte konfirmuar se kishte refuzuar një ofertë prej 25 milionë euro nga Manchester City.

Di Maria: Dua shumë tituj me Realin

Përforcimi i ri i Real Madridit, Angel di Maria, thotë se ka ardhur në Santiago Bernabeu me qëllim që të fitojë shumë tituj.
“Mezi pres të filloj të luaj në Santiago Bernabeu, pasi kjo është ajo që kënaqem më së shumti. Por së pari do të pushoj mirë para se të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri”.

“Vërtet nuk kam besuar se Jose Mourinho më dëshiron. Ndjenja është e shkëlqyeshme dhe gjithmonë do t’i jem falënderues. Do të punoj shumë në fushë dhe jashtë saj me qëllim që ai ta kuptojë se ka marrë vendimin duhur”, ka thënë DiMaria për faqen zyrtare të klubit.

Ngecin bisedimet me Ozil!

Bisedimet për rinovimin e kontratës së Mesut Ozil me klubin e tij Werder Bremen kanë ngecur, duke i hapur kështu rrugë një kalimi te gjiganti spanjoll, Real Madrid.
“Ne nuk kemi gjetur zgjidhje në bisedimet tona dhe duhet ta pranojmë këtë situatë”, theksoi drejtori i Werderit, Klaus Allofs.

Megjithatë, nëse nuk vjen ndonjë ofertë prej 30 milionë euro për Ozil, atëherë është shumë e mundshme që ai të qëndrojë edhe një sezon në Gjermani.

Juventusi në bisedime për Forlan

Gjiganti italian Juventus është gjithnjë e më pranë firmës së sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Forlan, pasi që bisedimet për uruguaianin janë duke vazhduar.
Sipas Marca, ai që do të përkujdeset që marrëveshja të ketë mbarim pozitiv për Bianconerët do të jetë vetë presidenti Andrea Agnelli, i cili bashkë me delegatët e tij do të vazhdojë bisedimet me zyrtarët e Atletico Madridit.

Në këtë takim pritet të bisedohet dhe për çështjen Tiago, i cili ka kaluar një sezon si huazim te Atletico Madridi.