Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka mbështetur Theo Walcott të dëshmojë se përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka qenë gabim që nuk e ka përfshirë anësorin në Kupën e Botës.Walcott u aktivizua për Arsenalin në fitoren e sotme miqësore prej 4-0 ndaj Barnet dhe Wenger beson se 21-vjeçari ka karakter për t’u kthyer edhe më fuqishëm këtë sezon.
“Theo dukej shkëlqyeshëm. Ai është i përkushtuar në stërvitje dhe gjithmonë ka treguar se kur ai është në problem ose i pavlerësuar aq sa duhet, ai përgjigjet mirë në fushë. I kam telefonuar kur ai nuk u përzgjodh dhe u përpoqa t’i ndihmoj të fokusohet në të ardhmen. Ai është i ri dhe ka gjithçka përpara”, ka thënë Wenger për Daily Mail.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka thënë se Ashley Cole edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Stamford Bridge.


Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, është tejet i hidhëruar në hierarkinë e Barcelonës, pasi këta të fundit besohet se janë dorëzuar në tentim për firmën e katalanasit.
Mesfushori kreativ i Juventusit, Diego, është i frustruar me zërat që kërkojnë ai të largohet sa më parë nga klubi, përkundër faktit se ai edhe njëherë e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga Olimpico i Torinos.
Manchester United i është bashkuar garës për firmën e mbrojtësit portugez të Portos, Bruno Alves, pasi që sipas të gjitha gjasave mbrojtësi Nemanja Vidic do të jetë mbrojtësi i ri i Real Madridit.
Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, ka lëvduar ish-trajnerin e Interit, Jose Mourinho, por gjithnjë duke tërhequr paralele mes tij dhe trajnerit aktual Rafa Benitez.
Agjenti i Aliaksandr Hleb, Maurizio Gaudino, nuk e ka përjashtuar mundësinë që mesfushori nën pronësi të Barcelonës t’i bashkohet Milanit.
David Beckham është duke bërë presion në drejtuesit e LA Galaxy për ta transferuar Ronaldinhon në kampionatin amerikan MLS, por Milani nga ana tjetër sipas pohimeve të agjentit Roberto De Assis, i ka ofruar një kontratë të re.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është alarmuar nga raportet e ditëve të fundit se talenti Sebastian Giovinco kërkon të largohet nga Juventusi, duke planifikuar kështu një transferim për të, njofton La Gazzetta dello Sport.
Wolfsburgu është tejet i bindur se mund ta mbajë në Volkswagen Arena sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, pasi ia ka vënë atij një çmim prej 50 milionë eurosh, që natyrisht godet rëndë të interesuarit për të, Manchester Cityn, Juventusin dhe Milanin.
Strategu i Real Madridit, Jose Mourinho, ka konfirmuar interesimin në mesfushorin e Stuttgartit, Sami Khedira.
Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka publikuar në faqen e tij një listë kontroverse të vlerësimit të paraqitjeve të futbollistëve të tij gjatë Kampionatit Botëror.
Rekordmeni aktual botëror, Usain Bolt, ka arritur të mposhtë bashkëkombësin e tij, xhamaikanin Asafa Powell, për të fituar dhe garën në 100m në Diamond League të Parisit me kohë prej 9.84 sekonda.
Legjenda e Juventusit, Roberto Baggio, është i gatshëm të fillojë karrierën si trajner, shkruajnë mediat italiane.
Chelsea ka dërguar një ofertë të re në vlerën e 50 milionë funteve për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.
Liverpooli është fare pranë transferimit të sulmuesit francez, Loic Remy, e që pritet të kalojë në Anfield për 15 milionë euro dhe ku do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.