Saturday, July 17, 2010

Bolt mposht Powell

Rekordmeni aktual botëror, Usain Bolt, ka arritur të mposhtë bashkëkombësin e tij, xhamaikanin Asafa Powell, për të fituar dhe garën në 100m në Diamond League të Parisit me kohë prej 9.84 sekonda.
Bolt pas një starti të dobët në këtë garë, arriti që me shpejtësinë e tij prej ‘leopardi’ ta tejkalojë rivalin e tij Asafa Powell që regjistroi kohë prej 9.91 sekonda, ndërsa i treti u radhit xhamaikani tjetër Yohan Blake (9.95).

“Unë nuk u ndjeva aq i fuqishëm sa kam dashur të jem në start të garës. Më duhet të shkoj në shtëpi dhe të punoj në këtë aspekt”, theksoi Bolt pas garës.

No comments:

Post a Comment