Saturday, July 17, 2010

Baggio: Jam Gati!

Legjenda e Juventusit, Roberto Baggio, është i gatshëm të fillojë karrierën si trajner, shkruajnë mediat italiane.
Gazzetta dello Sport thotë se Baggio do të fillojë hapat e parë si trajner në Coverciano (fusha qendrore e Federatës Italiane të Futbollit, FIGC) në muajin shtator. Renzo Ulivieri, ish-mentori i tij te Bologna, i cili tash është president i FIGC, i ka ofruar atij një rol teknik, derisa edhe Interi është në kontakte me të.

Baggio ka nevojë të kalojë Kursin A të UEFA-s dhe kualifikimet e UEFA PRO para se të mendojë për të qenë trajner në Serie A.

No comments:

Post a Comment