Tuesday, July 27, 2010

Van Gaal: Mourinho do ta rikthejë Realin

Trajneri i Bayern Munichut, Louis Van Gaal, ka thënë se Barcelona është skuadra më e mirë në Evropë, ndërsa për kundërshtarë kryesorë në sezonin e ri në Evropë, sipas holandezit, Barca do t’i ketë Chelsean dhe Unitedin, por edhe Interin, Bayernin dhe Real Madridin e Jose Mourinhos.
“Skuadra më e mirë në Evropë? Barcelona. Finalistët e Ligës së fundit të Kampionëve (Interi dhe Bayern Munichu) nuk janë skuadrat më të mira, por nuk fitojnë gjithmonë më të mirët. Ka skuadra që luajnë në nivel mjaft të lartë- Barcelona, Chelsea dhe Manchester Unitedi- derisa skuadrat tjera janë në një shkallë më të ulët, ne (Bayerni), Interi, Lyoni dhe Madridi i ri i Mourinhos”.

“Të gjithë e dini se asnjëherë nuk më ka pëlqyer mënyra e lojës së Mourinhos, por unë po ashtu e kam lëvduar kapacitetin për të ndërtuar grupe dhe për të fituar... Mendoj se Madridi ka bërë një hap përpara me angazhimin e Mourinhos në stol”, ka thënë Van Gaal për Marca.

No comments:

Post a Comment